Kryetari Shaqir Totaj priti sot Komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it (RC-W), kolonel Lorenzo Mangia, i cili fillimisht shprehu urimet për mandatin e dytë, ndërsa gjatë bisedës u ritheksua përkushtimi për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë si dhe Kryetari Totaj shprehu mirënjohjen për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it ndaj vendit tonë.