Kryetari Shaqir Totaj priti sot Ambasadorin e Australisë në Kroaci, i cili shërben si ambasador jo-rezident në Kosovë, Richard Mason Rodgers, të cilin fillimisht e njoftoi për qytetin tonë shumë dimensional që jeton në bashkësi multi kulturore në harmoni dhe është mikpritës gjatë tërë vitit, sidomos gjatë sezonit veror, ku zhvillohen shumë festivale, që e bëjnë qëndrimin në Prizren sa të këndshëm, aq interesant.
Gjatë bisedës, Ambasadori Rodgers shprehu interesimin për gjetjen e mënyrave të bashkëpunimit me Komunën e Prizrenit, veçanërisht në sport e kulturë, si fusha që kanë gjuhë universale dhe bashkojnë njerëzit.
“Falënderoj shtetin australian për mbështetjen ndaj Kosovës, në etapat më të rëndësishme të ndërtimit të shtetit tonë” – u shpreh ndër të tjera Kryetari Totaj.