Kryetari Shaqir Totaj priti sot një nga ndërmarrësit shqiptar më të suksesshëm në Gjermani, Isak Neziri, i cili po bën përpjekje për sjelljen e investimeve ndërkombëtare në Kosovë, respektivisht në Komunën e Prizrenit, që janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik jo vetëm për Prizrenin, por, për gjithë rajonin.
Krijimi i mundësive të reja për punësim dhe avancim të infrastrukturës, si dhe bashkëpunimi me ndërmarrës të suksesshëm nga mërgata shqiptare e ata të huaj mund të sjellë një model të ri të zhvillimit, i cili do të ndihmonte në ngritjen e cilësisë së jetës dhe standardit të qytetarëve tanë.