Kryetari Shaqir Totaj priti sot nxënësit e shquar të shkollës “22 Dëshmorët” në Randobravë, Bashkim Hajredini dhe Bledian Ferati, të cilët, me iniciativën e mësimdhënëses së matematikës, Fjolla Kaçamaku, dhe me përkrahjen e prindërve e mbështetjen e ish-drejtorit të shkollës, Hazer Shala, dhe drejtorit aktual, Nazmi Hoxha, i janë nënshtruar testit ndërkombëtar të inteligjencës në Institutin ATOMI.
Të dy nxënësit kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme, duke u renditur në kategorinë e personave me inteligjencë superiore – kategori ku përfshihen vetëm 2% e popullsisë botërore.
“Jemi të përkushtuar t’i mbështesim dhe inkurajojmë këta nxënës në rrugëtimin e tyre shkollor dhe përtej” – theksoi Kryetari Totaj.