Kryetari Shaqir Totaj priti sot Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadorin Aivo Orav, me ç’rast zhvilluan bisedë miqësore, ku Kryetari Totaj e njoftoi Ambasadorin për karakteristikat e qytetit tonë, funksionimin e qeverisjes lokale dhe diskutuan për tema të aktualitetit politik në vend.
Ambasadori Orav theksoi se Bashkimi Evropian, si donatori kryesor në Kosovë, do të vazhdojë të mbështesë procese të rëndësishme që ndikojnë në zhvillimin e Kosovës dhe përparimin e saj në rrugën e integrimit evropian.
Gjithashtu, bënë një shëtitje në Qendrën e bukur Historike të Prizrenit.