Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, Antigona Bytyqi dhe asambleistë të Kuvendit Komunal të Prizrenit, pritën dy delegacione nga Bashkitë e Dibrës së Shqipërisë dhe Strugës, me ç’rast shkëmbyen përvoja të qeverisjes lokale dhe diskutuan mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme. Në fokus të bisedës ishte zhvillimi i projekteve të përbashkëta që do të kontribuonin në forcimin e lidhjeve kulturore dhe ekonomike të vendeve tona.