E udhëhequr nga Kryesuesi i Komitetit për Komunitete, Ertan Simitçi, u mbajt mbledhja e rregullt e këtij komiteti.
Në prani të anëtarëve të Komitetit për Komunitete, përfaqësuesve të shoqërisë civile, përfaqësuesve të zyrës së UNMIK-ut në Prizren e Pejë dhe OSBE-së, u diskutua rreth punës dhe aktiviteteve të Zyrës për Komunitete dhe Kthim për periudhën Janar-Qershor 2025, ku prezent ishte edhe drejtoresha Derya Kazaz Kala.