Kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit, Simir Krasniqi, në prani të anëtarëve të Kuvendit dhe monitoruesve e mediave, u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit.
Gjatë kësaj mbledhjeje u shqyrtuan dhe miratuan këto pika të cilat i ka rekomanduar Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF):
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mbajtura më 12 qershor 2026 (solemne); 25 qershor 2026 (jashtëzakonshme I ); 25 qershor 2026 (jashtëzakonshme 2); 22 korrik 2026 (solemne) dhe 30 korrik 2026 (e rregullt);
- Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;
- Pyetjet e kuvendareve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për transferimin e mjeteve për shërbimet e varrimit;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit paraprak për shpalljen e ankandit-tenderit publik për dhënien në shfrytëzim-qera të objekteve-lokaleve pronë komunale;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit vlerësues për dhënien në shfrytëzim-qera të objekteve-lokaleve pronë komunale;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për themelimin e Organit të Kujdestarisë;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit përzgjedhës (DKA);
- Raporti financiar për periudhën janar-shtator 2026;
- Informatë për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027 (DKA);
- Informatë për raportin e performancës të Komunës së Prizrenit për vitin 2025.