Kryesuar nga Kryetari Shaqir Totaj, sot në Shtëpinë e Bardhë u mbajt takimi i radhës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ku u diskutua për gjendjen dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës publike, ndriçimin, rrugët dhe trotuaret, si dhe qasjen e personave me nevoja të veçanta në hapësirat publike.
Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe raportimit për dhunën në familje nga Zyra për Barazi Gjinore dhe Policia e Kosovës, si dhe rekomandimeve për institucionet përgjegjëse.
“Siguria, mirëqenia dhe qasja e barabartë për të gjithë qytetarët mbeten prioritete në angazhimin tonë për një Prizren më të sigurt dhe më gjithëpërfshirës” u shpreh Kryetari Totaj.

