Në prani të mediave, sot, u mbajt mbledhja e përjavshme me drejtorët e Komunës, udhëhequr nga Kryetari Shaqir Totaj.
Fillimisht, Kryetari Totaj adresoi të gjitha çështjet nga bisedat me qytetarët te drejtorët përkatës, të cilat do të trajtohen ditëve në vijim.
Çështjet më të rëndësishme që u diskutuan:
Shtrimi i shtresës së parë të asfaltit në rrugën “Edit Durham” është para përfundimit.
Po zhvillohen punimet në ujësjellësin e fshatit Zhur.
Kanë filluar punimet në lagjen “11 Marsi” – rregullimi i rrugëve, kanalizimit dhe instalimit të ndriçimit publik.
Në përfundim janë punimet e ndërtimit të rrugëve në fshatin Kabash, gjithashtu, po vazhdojnë punimet në pikën turistike në ujëvarat në Korishë.
Përgatitja e festave të Nëntorit.
Përurimi i lojërave dhe fitnesit në parkun e Qendrës Sportive “Sezai Surroi”.
Faza e tretë e shpërndarjes së mekanizmave bujqësorë për fermerët e Komunës së Prizrenit.
Po vazhdon aksioni i largimit të konstruksioneve metalike në gjithë qytetin.
Ka përfunduar me sukses Check-Up-i për detektimin e kancerit të gjirit gjatë gjithë muajit tetor – Muajit Rozë.
Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e QKMF-së në ish bazën e KFOR-it dhe QMF-së në Korishë.