Filloi sot rrugëtimi i projektit të buxhetimit me pjesëmarrje që po realizohet nga Komuna e Prizren, ku, banorët e fshatit Malësi e Re dhe Lagjeve të Prizrenit “Bylbyldere” e “Ralinë” propozuan projektet që duan t’i realizojnë në vendin e tyre, e që Komuna do t’i financojë njërin nga ta, pasi vet banorët të votojnë javën e ardhshme.
Projektet më të votuara do të futen në listë për financim dhe implementim në vitin 2026.
Paratë tona, Idetë tona, Prizreni ynë!
Propozimet e banorëve në takimet e mbajtur me 22.04.2025.
Në fshatin Malësi e Re, banorët e pranishëm në takim kanë propozuar këto projekte:
1-Ndërtimi i murrit rrethues në varrezat në Boka.
2-Ndërtimi i terrenitit sportiv në shkollë ose në Boka.
Në lagjen “Bylbyldere” banorët e pranishëm në takim kanë propozuar këto projekte:
1-Ndërtimin e një qendre rekreative sportive.
2-Rinovimi i nyejve sanitare, dritareve, dyerve dhe kulmit të shkollës “Mustafa Bakiu”
Në lagjen “Ralin” banorët e pranishëm në takim kanë propozuar këto projekte:
1-Rinovimin e parkut te Marashi.
2-Vendosjen e pusetave në rrugët në “Kurilla”.
3-Vendosjen e sinjalistikës në rrugoren “Trekëndëshi”.
4-Kabinet të kibernetikës.