Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 26-vjetorit të Çlirimit të Prizrenit, sot u mbajt Seanca Solemne e Kuvendit Komunal, ku përfaqësues të institucioneve lokale, familjarë të dëshmorëve, veteranë të UÇK-së dhe qytetarë u mblodhën për ta nderuar këtë ditë të lavdishme të historisë sonë më të re.
Sakrifica e jashtëzakonshme e popullit tonë dhe besimi i dëshmorëve në një të ardhme më të mirë për brezat e rinj na obligon që të punojmë me përkushtim për zhvillimin e vendit dhe forcimin e shtetit tonë.
Urime Dita e Çlirimit të Prizrenit!
Lavdi e përjetshme të rënëve për liri dhe shtet!