Në kuadër të projektit me bashkëfinancim “Ngritja e pemishteve me pemë të imta – dredhëza dhe boronica”, janë ngritur 2 hektarë boronica dhe 8 hektarë me dredhëza në territorin e Komunës së Prizrenit. Këto janë pamjet e pemishteve në Lubinjë të Poshtme në rajonin e Zhupës.
Ngritja e këtyre pemishteve është dëshmi e përkushtimit për zhvillimin e prodhimit bujqësor dhe fuqizimin e ekonomisë lokale, veçanërisht në zonat rurale.