Në kuadër të shënimit të 147-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, atmosfera festive u përmbyll me një koncert të mrekullueshëm nga Orkestra e Harqeve dhe Solistët e Qendrës së Artit dhe Kulturës nga Elbasani.
Mysafir special i mbrëmjes ishte tenori i njohur Kastriot Tusha, i cili mahniti publikun me interpretimin e tij brilant.
Një mbrëmje e veçantë në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, që bashkoi historinë me artin në Prizren, në kryeqendrën e shpirtit kombëtar dhe kulturor shqiptar.