Në lagjen Arbana, tek Transiti i Vjetër, u përurua një prej 40 akseve rrugore që do të kubëzohen, e që përfshihen edhe infrastruktura nëntokësore, trotuaret dhe ndriçimi publik.
Ky investim është pjesë e një serie projektesh të rëndësishme infrastrukturore që po zhvillohen në disa lagje dhe fshatra të Komunës së Prizrenit, për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe qarkullimit për qytetarët.