Në mbledhjen e sotme konstituive të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Kryetari Shaqir Totaj u betua për mandatin e dytë, se do t’i përmbush detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat me nder, besnikëri dhe paanshmëri, me synimin e vetëm për të krijuar kushte për një jetë më të qetë e më cilësore për të gjithë qytetarët tanë.
“Falënderoj të gjithë votuesit për besimin dhe mbështetjen e dhënë. Zotohem se do të shërbej për të gjithë pa dallim, dhe se së bashku do ta bëjmë Prizrenin edhe më funksional, edhe më të bukur, ashtu siç e meriton, përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me qytetarin. Sot u betuan edhe asambleistët e rinj. I uroj përzemërsisht për mandatin e tyre dhe pres që së bashku të çojmë përpara proceset që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve në mbarë Komunën e Prizrenit. Faleminderit” – u shpreh Kryetari Totaj.