Me muzikë dhe atmosferë festive filloi mbrëmë “Dimri Kulturor” në Prizren, një oazë festash që do të mbetet qendër e argëtimit deri më 5 janar 2026.
Shtëpizat e drurit të dekoruara me stil, së bashku me ofertat atraktive të gastronomëve, e kanë shndërruar këtë hapësirë në destinacion ideal për festat e fundvitit. Atmosfera bëhet edhe më e veçantë falë bashkatdhetarëve që rikthehen në familje për të festuar vitin e ri dhe që i japin qytetit energji të ngrohtë.
Të kënaqemi bashkë me “Dimri Kulturor 2026”!