Nënkryetari Kujtim Gashi mori pjesë sot në hapjen e ekspozitës “Kujtesa në fotografi”, e cila paraqet xhamitë e shkatërruara në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kosovë gjatë viteve ’90. Ekspozita është organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Islame e Bosnjë dhe Hercegovinës, si dëshmi e kujtesës historike dhe e pasojave të luftës mbi trashëgiminë kulturore e fetare. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorë deri më 7 shkurt 2026, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.