Sot, u nënshkruan kontratat për grante me 20 përfituesit e Komunës sonë në kuadër të projektit “Përfshirja dhe fuqizimi ekonomik në Ballkanin Perëndimor”, financuar nga organizata gjermane “Help” Komuna e Prizrenit për zhvillimin e mikrobizneseve.
Përmes këtij projekti ofrohen pajisje pune në mënyrë që përfituesit të mund t’i fillojnë apo t’i zhvillojnë bizneset e tyre.
Ky projekt ka për qëllim nxitjen e punësimit dhe zhvillimit të ndërmarrësisë e zgjerimit të mundësive të punësimit për individët e mbështetur.
