Sot, u nënshkruan kontratat për pranim-dorëzimin e pajisjeve të dhuruara për përfituesit e Komunës së Prizrenit nga Projekti Integra, i financuar nga Ministria Federale Gjermane për bashkëpunim dhe zhvillim, në kuadër të programit “Perspektive Heimat” dhe zbatohet nga organizatat PREDA Plus, WEntrepreneur, me mbështetje të Arbeiter Samariter Bund (ASB) Koln. Këto paisje mundësuan themelimin e bizneseve të reja dhe punësimin e personave të riatdhesuar.
Komuna e Prizrenit ka qenë dhe ngelet e përkushtuar për të qenë partnere serioze në iniciativa të cilat ndikojnë në jetën dhe mirëqenien e të rinjve.











