Dje, u mbajtën dëgjime publike në fshatin Gjonaj, me banorët e rajonit të Hasit, dhe në fshatin Piranë, me banorët e fshatrave: Zojz, Medvec, Landovicë, Arbanas, Krushë e Vogël, Randobravë dhe Piranë.
Gjatë këtyre dëgjimeve publike, banorët paraqitën kërkesat dhe propozimet e tyre, të cilat do të shqyrtohen nga drejtoritë komunale.
Raporti dhe procesverbali i takimeve do të publikohen në ueb faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit (https://prizren.rks-gov.net/degjimet-buxhetore/?tax=), në rubrikën “dëgjime buxhetore”.
Të dhëna për projekt buxhetin e komunës së Prizrenit mund të gjeni në këtë vegëz: https://prizren.rks-gov.net/degjimet-buxhetore/?tax=projekt-buxheti , ndërsa kalendarin dëgjimeve buxhetore mund ta gjeni në këtë rubrikë: https://prizren.rks-gov.net/wp-content/uploads/2025/06/Kalendari-i-degjimeve-buxhetore-publike-me-qytetare-per-buxhetin-e-vitit-2026-final-PDF-SCAN-1.pdf .