Përgjatë Lumbardhit, në segmentin mes Urës së Gurit dhe Urës Arasta, kanë nisur punimet për ndërtimin e murit me kalldrëm, projekt ky i Drejtorisë së Shërbimeve Publike që do ta rrisë sigurinë për kalimtarët, sidomos për fëmijët, pasi deri më tani kjo pjesë nuk ka pasur barrierë mbrojtëse.
Në kuadër të këtij projekti do të ndërtohet edhe shiriti me gjelbërim e lule, që do ta hijeshojë edhe më shumë qendrën historike të Prizrenit.