Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar punimet për rehabilitimin e rrugës “Tahir Meha”, ku tashmë është bërë gërryerja e asfaltit të vjetër, ndërsa në ditët në vijim pritet të shtrohet shtresa e re e asfaltit, që do ta përmirësojë cilësinë dhe sigurinë e qarkullimit në këtë rrugë, në qendër të qytetit.