Drejtoria e Financave ju informon se sistemi i Tatimit në Pronë nuk do të jetë funksional gjatë datave 16, 17 dhe 18 Korrik 2025, për shkak të kalimit në një sistem të ri, i cili do të vihet në funksion më 21 Korrik 2025.
Tatimpaguesit që dëshirojnë ta marrin faturën për pagesën e tatimit, mund ta bëjnë këtë përmes platformës E-Kosova.
Ky ndryshim është pjesë e përpjekjeve për t’i përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve dhe për të ofruar qasje më efikase, transparente dhe moderne në administrimin tatimor.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!