Qytetarë të nderuar,
IHMK-ja ka paralajmëruar reshje të dendura shiu dhe rrezik për vërshime të shpejta në disa zona të vendit, përfshirë edhe territorin e Prizrenit.
Komuna e Prizrenit ka aktivizuar menjëherë Shtabin Emergjent, i cili po monitoron situatën në kohë reale dhe ka vënë në gatishmëri të gjitha ekipet komunale, zjarrfikësit, shërbimet teknike dhe Njësinë e Mbrojtjes dhe Shpëtimit.
Ju ftojmë të tregoni kujdes të shtuar, veçanërisht:
– shmangni qarkullimin pranë lumenjve dhe zonave të ulëta,
– raportoni çdo situatë të rrezikshme,
– ndiqni njoftimet zyrtare dhe rekomandimet e institucioneve.
Ne jemi në terren. Ne jemi në shërbim.
Bashkë e kalojmë edhe këtë sfidë, me vëmendje, kujdes dhe solidaritet.