Të nderuar qytetarë,
Për shkak të ngarkesës së madhe nga telefonatat, numri 193 i Brigadës së Zjarrfikësve të Prizrenit është përkohësisht jashtë funksionit. Ju lutemi që, në raste emergjente, ta shfrytëzoni numrin 112 – Qendrën Operative të Thirrjeve.
Ritheksojmë se të gjitha ekipet emergjente të kontraktuara nga Komuna e Prizrenit, me kapacitet të plotë, janë në terren 24 orë, të gatshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.
Ju faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.