Ju njoftojmë se qarkullimi me vetura në rrugën “Saraçët” do të ndalohet përkohësisht, sipas grafikës. Periudha e mbylljes: 23 qershor-29 qershor 2025.
Gjatë kësaj kohe do të realizohen punimet për vendosjen e sinjalistikës dhe rregullimin e rrugës me kallderm, si pjesë e projektit: “Rehabilitimi dhe Rivitalizimi i Hapësirave në Zonën e Parë-në Pjesën e Vjetër të Qytetit të Prizrenit”.
Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë kohës së zhvillimit të punimeve.