Të nderuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë në diasporë dhe ndodhen në Kosovë gjatë kësaj periudhe, të vizitojnë:
•Selinë qendrore të KQZ-së – Rr. “Migjeni”, nr. 21, Prishtinë
•Zyrat e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, adresat mund t’i gjeni këtu: https://kqz-ks.org/adresat-e-zyrtareve-komunal/ Periudha e vizitave: 11 – 29 gusht 2025
Ora: 11:00 – 14:00 (çdo ditë pune) Gjatë vizitës, qytetarët do të mund të marrin informacione të drejtpërdrejta për:
• Regjistrimin si votues jashtë Kosovës
• Procedurat e votimit përmes postës Stafi i KQZ-së është në dispozicion për t’ju ndihmuar dhe për të sqaruar çdo hap të procesit zgjedhor. Në vijim gjeni materialin informues të përgatitur për këtë aktivitet.
Linku: https://www.facebook.com/share/v/15tY9iH69e/Ju lutemi që këtë njoftim ta publikoni në uebfaqe dhe në rrjetet sociale të komunës suaj, në mënyrë që sa më shumë qytetarë nga diaspora të informohen.Faleminderit për bashkëpunimin me KQZ.