Sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të Mbeturinave ju njofton se nga data 1 deri më 7 Maj zhvillohet Aksioni Pranveror për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme.
Ky aksion ofrohet falas dhe është një mundësi e shkëlqyer për të kontribuar në pastrimin dhe mbrojtjen e mjedisit tonë të përbashkët.Çfarë duhet të bëni?
Vendosni mbeturinat e mëdha para shtëpisë suaj, gjatë datave të caktuara, për të mundësuar largimin e tyre në mënyrë të rregullt.
Banorët e ndërtesave kolektive duhet t’i vendosin mbeturinat para pikës më të afërt të grumbullimit.
Ky aksion ka për qëllim jo vetëm pastrimin, por edhe sensibilizimin e komunitetit për rëndësinë e menaxhimit të mbeturinave dhe ruajtjes së një mjedisi të pastër.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!