Nesër, më 11.03.2025, do të fillojnë punimet për vendosjen e pistonave automatik në Urën e Arastës (“Ura e KFOR-it”), me ç’rast do të bllokohet hyra/dalja në këtë zonë të Sheshit Shatërvan.
Luten për mirëkuptim qytetarët dhe banorët e kësaj ane deri në realizimin e këtij projekti, ndaj duhet t’i shfrytëzoni rrugët alternative për lëvizje në këtë zonë.
Paraprakisht, faleminderit për mirëkuptim dhe bashkëpunim!