Të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit,
Për shkak të temperaturave të larta dhe motit të thatë, kemi shumë raste të zjarreve.
Rreziku i zjarreve në natyrë dhe në zona të ndryshme është i lartë.
Luteni që të keni kujdes dhe t’i ndiqni masat e mëposhtme për parandalimin e zjarreve:
Mos ndizni zjarre në fusha, pyje apo në zona të hapura.
Mos hidhni cigare të ndezura ose shkrepësa në vende të thata.
Sigurohuni që të mos ketë materiale të ndezshme pranë zjarreve të kontrolluara.
Në rast se vëreni zjarr
,
njoftoni menjëherë:
Shërbimin e zjarrfikësve 193,
Qendrën Operative112,
Policinë 192
Kujdesi dhe përgjegjshmëria juaj janë vendimtare për ta mbrojtur jetën, pronën dhe mjedisin tonë.
Komuna e Prizrenit ju falënderon për bashkëpunimin dhe kujdesin.