Në bazë të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, nenit 92 të Statutit të Komunës së Prizrenit me Nr. 01/011-5643, Kryetari i Komunës së Prizrenit në bashkëpunim me Njësinë për Komunikim me Publikun organizojnë:
TAKIMIN E DYTË PUBLIK ME QYTETARË
Ftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, OJQ-të dhe palët tjera të interesuara, se kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, mbanë takimin e dytë publik me qytetarë. Në këtë takim para qytetarëve kryetari raporton për punën njëvjeçare Janar-Dhjetor 2025.
Takimi Publik mbahet më: 30.12.2025 (e martë ) në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës (Shtëpia e Bardhë), me fillim në orën 09:00.
Takimi është i hapur për qytetarët, i hapur për parashtrimin e pyetjeve adresuar kryetarit dhe ekzekutivit të Komunës për të gjitha temat të cilat atyre ju interesojnë.
Komentet dhe sugjerimet e tuaja mund t’i dërgoni deri me datën: 29.12.2025 në ora 09:00, në emailat:
Adelina.Hoxhaj@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net si dhe në formë fizike në këtë adresa: Rruga Adem Jashari Nr 275 Prizren 20000 (Shtëpia e Bardhë).
Raportet e punës së kryetarit të komunës mund t’i gjeni të publikuar në këtë vegëz: https://prizren.rks-gov.net/raportet-e-kryetarit/