Të dashur bashkëqytetarë/e,
Në dëgjime buxhetore publike ftohen qytetarët, përfaqësuesit e lagjeve/bashkësive lokale, përfaqësuesit e OJQ-ve, përfaqësuesit e komuniteteve, të rinjtë/rejat, pensionistët/et, studentët/et, komuniteti i biznesit, përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike, anëtarë/e të Kuvendit Komunal të Prizrenit, deputet/e, punonjësit e komunës, përfaqësuesit e partive politike dhe përfaqësuesit e mediave.
Ky dëgjim buxhetorë organizohet nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) pas pranimit të projekt Buxhetit nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.
Informacionet për qarkoret buxhetore dhe buxhetin e vitit 2026 dhe vitet 2027/2028, mund t’i gjeni në: https://prizren.rks-gov.net/ , https://prizren.rks-gov.net/degjimet-buxhetore/ dhe https://prizren.rks-gov.net/financa/ , ky dokument është në konsultim publik nga 01.09.2025 deri me 15.09.2025.
Projekt buxhetin mund ta gjeni të publikuar edhe në Platformën e Konsultimeve Publike: https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=42901 .
Kërkesat, komentet dhe sugjerimet, mund t’i dërgoni në: Lulzim.N.Sylejmani@rks-gov.net , Halil.Lika@rks-gov.net , Gjafer.Ponik@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net.