Të dashur qytetarë/e,
Komuna e Prizrenit përmes grupit punues për hartimin e Projekt-Planit të Veprimit për Transparencë Komunale 2025-2028, duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, Statutin e Komunës së Prizrenit. Nr. 01/011-5643 dhe Udhëzimet Administrativ (MAPL) Nr.04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna dhe Rregulloren 01/2025 për Transparencë në Komunën e Prizrenit, lëshon këtë:
NJOFTIM PUBLIK
Lidhur me organizimin e konsultimit publik me qytetarë për Projekt-Planin të Veprimit për Transparencë Komunale 2025-2028
Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga 29.07.2025 deri me datën: 13.08.2025, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet me 07.08.2025, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal (Shtëpia e Bardhë) me fillim në ora 10:00.
Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri me datë: 15.08.2025 në ora 16:00, në emailat e zyrtarëve: Adelina.Hoxhaj@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net .
Për më shumë detaje për rregulloren, mund t’i vizitoni vegëzat e mëposhtme:
Uebfaqen zyrtare në rubrikën planet në konsultim publik:
Platformën për Konsultime Publike:
https://konsultimet.rks-gov.net
Facebook: