Të dashur qytetarë/e,
Në bazë të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, nenit 92 të Statutit të Komunës së Prizrenit me Nr. 01/011-5643, Udhëzimi Administrativ MAPL Nr.04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna, Kryetari i Komunës dhe Rregulloren 01/2025 për Transparencë në Komunën e Prizrenit, në bashkëpunim me Njësinë për Komunikim me Publikun, bën:
NJOFTIMIN PËR TAKIMIN E PARË PUBLIK TË KRYETARIT
Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, OJQ-të dhe palët tjera të interesuara, se Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, organizon takimin e parë publik me qytetarë për punën e tij në gjashtë (6) mujorin e parë të vitit 2025.
Takimi Publik mbahet më 30.06.2025 (e Premte) në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit ( Shtëpia e Bardhë ), me fillim në orën 09:00. Në këtë takim do të keni mundësinë të njiheni me punën e qeverisë komunale për gjashtë (6) mujorin e parë të vitit 2025.
Takimi është i hapur dhe qytetarët mund t’i parashtrojnë pyetje kryetarit dhe ekzekutivit të Komunës për të gjitha temat të cilat atyre ju interesojnë.
Të drejt pjesëmarrjeje kanë të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit.
Komentet dhe sugjerimet e juaja, mund t’i dërgoni deri me datën:27.06.2025 në ora 16:00, në emailat:
Adelina.Hoxhaj@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net .
Raportet e kryetarit të komunës mund ti gjeni të publikuar në këtë vegëz: https://prizren.rks-gov.net/raportet-e-kryetarit/