Të nderuar qytetarë,
Ftoheni të merrni pjesë në koncertin festiv të organizuar me rastin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit.
Në këtë mbrëmje të veçantë do të na nderojnë me praninë e tyre mysafirët specialë Eli Fara dhe Adhurim Grezda, të cilët do të sjellin atmosferë të ngrohtë dhe emocionuese për të gjithë të pranishmit.
Vendi: Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”
Ora: 20:00
Data: 12.06.2025