Me rastin e përvjetorit të demonstratave të 28 marsit 1989, nënkryetari Kujtim Gashi, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, me përulje dhe respekt kujtuan dhe nderuan sot dëshmorët e kësaj dite historike në Zhur – Xhemshit, Xhylbehar dhe Hajrim Badallaj – të cilët u flijuan për të drejtën, lirinë dhe dinjitetin kombëtar.
Sakrifica e dëshmorëve të 28 Marsit ishte pjesë e një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë, i cili kulmoi me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Çdo hap drejt lirisë u shënua me gjak dhe sakrificë, me përkushtim dhe vendosmëri të popullit tonë, i cili kurrë nuk u dorëzua përballë padrejtësisë.
Lavdi!