U përuruan sot terreni i ri sportiv, oborri i rregulluar dhe kabinetet moderne të shkencave e teknologjisë informative në SHFMU “Fadil Hisari” në Lagjen e Trimave. Këto investime të Drejtorisë Komunale të Arsimit i japin jetë shkollës dhe mundësi më të mira për nxënësit e mësimdhënësit.