Rrethi i Bazhdarhanës u hijeshua sot me përurimin e monumentit “Vrapuesja e Prizrenit”, një artefakt i rrallë i zbuluar në rajonin e Prizrenit dhe i ruajtur prej dekadash në Muzeun Britanik të Londrës. Kjo vepër unike simbolizon identitetin unik të Prizrenit dhe përbën një vazhdimësi të ruajtjes së trashëgimisë sonë historike. “Vrapuesja e Prizrenit” daton nga fillimi i shekullit V para Krishtit dhe konsiderohet ndër veprat më të bukura të skulpturës së imët në Gadishullin Ilir.