Për nder të “Epopesë së UÇK-së” zyrtarë të ekzekutivit, së bashku me përfaqësues institucionalë, familjarë të dëshmorëve, organizata të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë, bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë dhe në shtatoret e heronjve kombëtarë.
Tri ditët e “Epopesë së UÇK-së”, 5, 6 dhe 7 marsi, përkujtojnë betejën heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij në Prekaz, ngjarje që mobilizoi mbarë popullin për luftë çlirimtare dhe u bë pikë kthese në rrugën drejt lirisë e pavarësisë së Kosovës.
Lavdi dëshmorëve, martirëve dhe heronjve të gjallë!