Reshjet e fuqishme të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut në disa zona të Komunës sonë. Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria e Emergjencave dhe Sigurisë, në bashkëpunim me operatorët e kontraktuar, kanë qenë në vazhdimësi në terren, duke ndërmarrë veprime të menjëhershme për normalizimin e qarkullimit dhe parandalimin e rreziqeve të mundshme për qytetarët.
Rrëshqitje të dheut janë evidentuar në fshatrat Gjonaj, Tupec, Randobravë, Lubinjë të Epërme e të Poshtme, Lokvicë, Piranë, Zojz dhe Sërbicë, që kanë rrezikuar rrugë dhe prona private, me ç’rast ekipet po punojnë pandërprerë për ta hapur qarkullimin.
Autoritetet lokale po monitorojnë nga afër gjendjen dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe ta shmangin lëvizjen në zonat e rrezikuara.