Të nderuar qytetarë,
Me rastin e 26-vjetorit të Çlirimit të Prizrenit, ju ftojmë të merrni pjesë në aktivitetet kulturore dhe artistike që do të organizohen nga Komuna e Prizrenit.
Këto aktivitete kanë për qëllim ta nderojnë këtë ngjarje historike me rëndësi të veçantë për popullin tonë dhe për kujtesën kolektive të qytetit.
Më poshtë gjeni agjendën e aktiviteteve që do të zhvillohen për këtë përvjetor të shënuar.