Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi sot Memorandum Bashkëpunimi me Fondacionin për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus Kosovë dhe WEntrepreneur për zbatimin e projektit “E ARDHMJA E SAJ – Fuqizimi i Grave Sipërmarrëse në Kosovë”, i financuar nga Ministria Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), me mbështetjen e Arbeiter Samariter Bund (ASB) Köln.
Projekti synon fuqizimin ekonomik të grave përmes zhvillimit të aftësive të biznesit, krijimit të rrjeteve mbështetëse dhe ndërtimit të një mjedisi më të favorshëm për pjesëmarrjen e tyre në ekonomi. “E ARDHMJA E SAJ” do të përfshijë drejtpërdrejt 562 përfitues, përfshirë gra sipërmarrëse ekzistuese dhe aspiruese, vajza të reja, si dhe përfaqësues nga institucionet dhe shoqëria civile, me fokus të veçantë tek gratë nga zonat rurale dhe komunitetet minoritare.