Në cilësinë e kryesuesit, Kryetari Shaqir Totaj udhëhoqi sot takimin e parë informues për themelimin e Ekipit për të Drejtat e Fëmijës në Komunën e Prizrenit, ku diskutuam për forcimin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe koordinimin ndërinstitucional për parandalimin dhe trajtimin e problemeve që mund ta cenojnë mirëqenien e tyre.
Gjatë takimit u shqyrtuan vendimet për funksionimin e ekipit dhe të tryezave multidisiplinare për menaxhimin e rasteve si dhe u përcaktuan prioritetet dhe hapat e mëtejshëm të bashkëpunimit.
“Mbrojtja e fëmijëve është përgjegjësi e përbashkët dhe do të angazhohemi që çdo fëmijë në Prizren t’i gëzojë të drejtat dhe të rritet në një mjedis të sigurt, me dinjitet dhe mundësi të barabarta” – u shpreh Kryetari Totaj.