Për nder të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prizrenit, nënkryetari Kujtim Gashi, i shoqëruar me zyrtarë të ekzekutivit, familje të dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e qytetarë, bënë sot homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë dhe te memoriali i Komandantit të UÇK-së, Remzi Ademaj – Petriti, për t’i nderuar heronjtë e kombit që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prizrenit është një moment i rëndësishëm për ta kujtuar historinë dhe trashëgiminë e vendit si dhe është një mundësi për ta shprehur respektin dhe mirënjohjen ndaj dëshmorëve dhe familjeve të tyre, si dhe për ta forcuar ndjenjën e unitetit kombëtar.
Lavdi!