Keji, buzë Lumbardhit, u shndërrua mbrëmë në skenë të gjallë kulturore, ku SHKA “Agimi” solli premierë magjepsëse me këngë e valle tradicionale.
Nën ritmin e daulleve dhe zërin e këngëve burimore, publiku përjetoi një mbrëmje plot emocion dhe krenari kombëtare.
Koncerti festiv dëshmoi edhe një herë rolin e çmuar të “Agimit” në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore e shpirtërore.





