Me aktivitete festive dhe program artistik, Shkolla e Mesme e Ulët “Gani Saramati” në Prizren shënoi 51-vjetorin e themelimit.
E njohur më parë si “Lekë Dukagjini”, kjo shkollë që nga 27 shtatori 2021 mban emrin e dëshmorit të luftës, Gani Saramati, i rënë në betejën e Gorozhupit në vitin 1999.
Përgjatë këtyre pesë dekadave, kjo shkollë ka qenë vatër e dijes dhe edukimit për mijëra nxënës prizrenas, duke ruajtur një traditë të fortë arsimore.








