Kryetari Shaqir Totaj priti sot drejtorin e Departamentit të Sportit në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ibër Alaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, për të diskutuar mbi investimet në projektin “Zhvillimi i projektit për zgjerim, konsolidim dhe rikonfigurim të Stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren”, në përputhje me standardet e Kategorisë II plus sipas UEFA-s.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e këtij projekti për avancimin e infrastrukturës sportive në qytetin tonë, që do të krijojë kushte më të mira për sportistët dhe mundësi për organizimin e garave sipas standardeve ndërkombëtare.