Aktivitetet për Ditën e Besëlidhjes së Lezhës – 1 dhe 2 Mars 2026
Komuna e Prizrenit njofton artizanët dhe organizatat joqeveritare të fushës së artizaneve se Bashkia e Lezhës organizon Panairin Artizanal me rastin e Ditës së Besëlidhjes së Lezhës, më 1 dhe 2 mars 2026, në qytetin e Lezhës.
Këto aktivitete i kushtohen trashëgimisë dhe kujtesës sonë historike kombëtare, në nderim të një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë shqiptare – Besëlidhjes së Lezhës (2 mars 1444).
Më 1 mars 2026 do të organizohet Panairi i Artizanatit, ku artizanët nga zona të ndryshme do të kenë mundësi t’i ekspozojnë punimet e tyre tradicionale.
Më 2 mars 2026 do të mbahen aktivitetet përkujtimore qendrore të Besëlidhjes së Lezhës.
Për arsye organizative, të interesuarit ftohen ta konfirmojnë paraprakisht pjesëmarrjen deri më 20 shkurt 2026.
Për informata shtesë dhe regjistrim, kontaktoni Drejtorinë e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, në e-mail-in dtzhepz@gmail.com apo në zyrat e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik – objekti i Beledijes.
Komuna e Prizrenit inkurajon pjesëmarrjen në këto aktivitete me rëndësi të veçantë historike dhe kombëtare.