Kryetari Shaqir Totaj, bashkë me Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadorin Aivo Orav, vizituan sot shkollën e re në Lagjen “Dardania” në Prizren, investim i financuar nga BE-ja dhe i realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Objekti tashmë i përfunduar, që posedon 24 dhoma mësimi, kabinete, laboratorë, hapësira për parashkollorë e sallë të edukatës fizike ofron kushte moderne për arsim cilësor të nxënësve të kësaj zone.